Të dhëna të përgjithshme
Sipars kritereve të IUCN, parku i përket një zone të mbrojtur të kategorisë II - Park Kombëtar, me më shumë se 75% të territorit nën një shkallë të lartë mbrojtjeje. Funksioni parësor i parkut është ruajtja e vlerave natyrore tashmë të krijuara dhe ka për detyrë të përmirësojë mirëqenien e banorëvë që jetojnë në park, si dhe të sigurojë përfitime ekonomike në shumë sektorë.
Parku mbulon një sipërfaqe prej 62,705 hektarë dhe është i pasur me pyje. kullota, liqene akullnajash, rrjedha ujore dhe gjeomorfologji të ndryshme. Rajoni dallohet me male të larta, majat e të cilave kalojnë lehtësisht 2,500 metra, ndërsa maja më e lartë është Titov Vrv e cila ndodhet 2,748 metra mbi nivelin e detit. Brenda kufijve të parkut gjenden 27 fshatëra me rreth 17,000 banorë, të ndara në shtatë komuna: Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, dhe në komunën e Mavrovës dhe Rostushës.
Brenda parkut ndodhet edhe qendra e skijimit Kodra e Diellit, e cila ka 3 teleferikë, disa skilift të vegjël dhe të mesëm dhe 20 kilometër pista skijimi. Në afërsi të qendrës së skijimit ka disa hotele, një numër të madh shtëpish pushimi për akomodim privat dhe disa restorante. Turizmi masiv është i pranishëm gjatë periudhës së dimrit. ndërsa gjatë gjithë vitit zhvillohen intensivisht lloje të ndryshme të turizmit alternativ.