Dru zjarri
Pyjet janë një nga burimet më të rëndësishme nga të cilat kemi përfitime ekonomike, sociale dhe mjedisore. Në fshatrat malore, druri përdoret më së shumti për dru zjarri dhe si material ndërtimi. Pyjet në pronësi shtetërore menaxhohen nga Institucioni Publik Parku Kombëtar Mali Sharr, ndërsa pyjet private menaxhohen nga pronarët e tyre. Pyjet e vendosura në park do të mund të përdoren në bazë të kritereve të paracaktuara dhe planeve të menaxhimit të pyjeve si dhe regjim të definuar sipas zonave.