Informata të përgjithshme
Turizmi është një sektor me potencialin më të madh për zhvillim ekonomik dhe për këtë arsye është shumë i rëndësishëm. Natyra e pasur, relievi dhe peisazhet specifike, të kombinuara me trashëgiminë kulturore, traditat dhe ngjarjet kulturore të organizuara në park, përbëjnë një bazë të mirë për zhvillimin e turizmit dhe tërheqjen e vizitorëve. Mali i Sharrit është tashmë një destinacion popullor për një sërë aktivitetesh që praktikohen në të gjitha stinët. Ka ambiente për akomodim, si dhe ofrues të shërbimeve turistike, ndërsa vitet e fundit ka një trend të rritjes së numrit të vizitorëve.