Informata me karakter publik
Bazuar në nenin 9 të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacione me karakter publik ("Gazeta Zyrtare e RM-së" nr. 13/06, 86/2008 dhe 6/2010), qytetarët mund të marrin informacione me karakter publik që ne kemi përgatitur ose të cilin informacion e kemi, nëpërmjet lidhjeve të specifikuara që çojnë në informacionin e drejtpërdrejtë në faqen tonë të internetit ose duke plotësuar - Kërkesën për qasje në informacione të karakterit publik, të cilat mund të merren në arkivin tonë ose të shkarkohen nga lidhja e specifikuar.
Kërkesa për informacion mund të dorëzohet me shkrim në adresën tonë rr. Njegosheva nr. 3, Tetovë, në e-mail: park@sarmountain.org.mk ose duke plotësuar formularin online. Qytetarët mund të informohen edhe për të gjitha çështjet për të cilat mund të kenë interesim dhe të cilat lidhen me të drejtën e qasjes në informacione të karakterit publik, si dhe në numrin e telefonit: + 389 72 239 122.