Për shkak të kohës së mirë Mali Sharr ishte destinacion atraktiv i preferuar për fundjavë, por kjo është pamja që ekskusiornistët e lanë pas.
Rikujtojmë se, në vendet e piknikeve nuk ka të organizuara grumbullim të mbeturinave dhe për këtë apelojmë te secili vizitorë që me vete të merr edhe mbeturinat e veta.
IPPKMSH dhe dashamirët e natyrës këtë fundjavë i ''shpallën luftë mbeturinave '' dhe vazhdojmë me forca të përbashkëta në muajin maj me qëndrimin TË SHKËLQEJË Sharri.
-28 prill ,largimimi i koshave për mbeturina në vendet e piknikeve. Organizuar nga IPPKMSH;
-30 Prill, PK Teteks tashmë e ka pastruar shtegun për në ujvarën e Bellovniku;
-2 Maj, pastrimi i vendeve për piknik për në Kodrën e Diellit -rrojet e Parkut Kombëtar Malit Sharr mblodhën 47 thasë me mbeturina;
-7 Maj, PK Tetova, organizon grumbullimin e mbeturinave nga f.Bozofcë deri te vendi i quajtur Gajrina;
-8 maj, pastrиmi i rrugës nga Kodra e Diellit për në Tetovë, të punësuarit në IPPKMSH por edhe kushdo që dëshiron t'i bashkohet aksionit është i mirëseardhur;
-13 maj, IPPKMSH i bashkohet aksionit të Generalka Vikend të cilën e realizon Komuna e Tetovës. Negociatat për vendndodhjet janë ende në proces;
-14 maj, PK Ljuboten, PK Teteks, PK Jelak dhe PK Argentus organizojnë grumbullimin e mbeturinave në lëvizje nga f. Vicë në Kobilicë;
-20 maj, vendi për aksion nuk është vendosur ende;
- 27 maj, PK Ljuboten organizon një aksion në Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit;
- 28 maj, PK Ljuboten organizon një aksion në lëvizje nga Maja e Titos në Qendrën e Skijimit Kodra e Diellit;
- 4 qershor, Klubet malore nga rajoni i Tetovës do të organizojnë një aksion të përbashkët në liqenin e Bogovinës;
- 4 qershor, Klubet malore nga rajoni i Gostivarit do të organizojnë një aksion të përbashkët në Gurin e Rafshtë;
Në vendet më të vizituara të ekskursioneve, IPPKMSH do të vendosë shenja për ndalim të hedhjes së mbeturinave.
Të gjitha aktivitetet do të mbështeten nga Institucioni Publik Parkut Kombëtar Mali Sharr duke siguruar qese mbeturinash, doreza për grumbullimin e mbeturinave, burime njerëzore dhe organizim të transportit për mbeturinat e mbledhura.
Për çdo ngjarje do të vijojnë informacione plotësuese.