Rekomandim i qeverisë për ndalimin e lëvizjes në pyje

26.07.2023

Në lidhje me rekomandimet e qeverisë për ndalimin e lëvizjeve në pyje ,e njoftojmë opinionin se I.P.P.K. Mali Sharr nuk ka vendosur ndalesë për lëvizje në pyje në teritorin e Parkut Kombëtarë.

Për shkak të rritjes së rrezikut për t'u përhapur zjarr dhe duke mar parasysh rekomandimet e qeverisë ,gjatë vizitës së Parkut Kombëtarë është e detyrueshme regjistrimi në linkun e radhës https://www.sarmountain.org.mk/sq/evidenten-list-posetiteli

ose në Drejtorin e Parkut Kombëtarë prej orës 09:00 deri në ora 15:00 .

Të dhënat që nevojiten për t'u regjistruar:

•Emri dhe mbiemri

•Numri amë

•Targat e mjetit motorik

•Data e vizitës dhe kohëzgjatja e qëndrimit

•Lokacioni/Vendi ku do të lëviz

PARALAJMËRIM

Vizitori obligohet t'a lëshoj zonën Rreptësisht të mbrojtur deri ora 17:00.

Me qëllim që të parandalohen pasojat e papëlqyeshme ju rikujtojmë se në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr është rreptësisht e ndaluar të ndizet zjarr në hapsirë të hapur,mos të hudhen shishe të qelqit dhe plastikës ,mos të bëhet ndezja e mbeturinave dhe mjeteve tjera zjarrvënëse dhe mos të hudhen bishta dhe filtera cigaresh të ndezura.

Në të njejtën kohë ,përderisa vëreni zjarr,mund të paraqiteni në numrin e tel. 112 në Qendrën për menaxhimin me kriza.

Galeria