Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot i janë bashkuar aksionit për mbjelljen e fidanëve në lokacionin në afërsi të Bogovinës - Cloned

18.11.2022

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, së bashku me ambasadoren e Zvicrës SH.S. Veronique Hulmann, përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Armen Grigoryan dhe kryetarin e Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu, sot i janë bashkuar aksionit për mbjelljen e fidanëve në lokacionin në afërsi të Bogovinës, në të cilin kanë marrë pjesë nxënës të shkollave fillore të komunës.

- Pyllëzimi është një proces afatgjatë që siguron përfitime të qëndrueshme mjedisore dhe kontribuon në ruajtjen e pikave të nxehta të biodiversitetit, shmangien e degradimit të tokës dhe mbrojtjen e burimeve të tjera natyrore - theksoi ministri Nuredini në fjalimin e tij.

Ai shpjegoi gjithashtu se për të rivendosur pjellorinë e tokës së gërryer dhe për të përmirësuar kushtet ekologjike të zonës, do të mbillet një sipërfaqe totale prej 38 hektarësh, prej të cilave 6 hektarë janë në komunën e Bogovinës dhe 32 hektarë në Parkun Kombëtar Mali Sharr.

Së bashku me nxënësit, të cilët janë e ardhmja e këtij rajoni, do të shënojmë fillimin e punimeve të pyllëzimit në komunën e Bogovinës. Ndjej kënaqësi të madhe për gatishmërinë e ndërmarrjes së veprimeve për një të ardhme më të mirë dhe që jeni të frymëzuar nga angazhimi juaj për të mbrojtur shtëpitë tuaja dhe mjedisin. Marrja e veprimeve është mënyra e duhur që brezat e rinj të mësojnë se çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të mbrojtur mjedisin - tha ambasadorja Ullman.

Kryetari Emshiu ka falënderuar Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe UNDP-në për angazhimin në realizimin e këtij projekti, si dhe Qeverinë zvicerane për kontributin financiar. Pyllëzimi është pjesë e aktiviteteve të projektit për përmirësimin e rezistencës ndaj përmbytjeve në rajonin e Pollogut, i financuar nga qeveria zvicerane dhe i zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNDP) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Период
2021