Harta informative

16.03.2023

Përgaditëm dhurata - harta informative për të gjithë institucionet relevante të cilat gravitojnë në rajonin e Pollogut dhe në nivel kombëtarë dhe në çfardo lloj forme janë të lidhur me Parkun Kombëtar Mali Sharr.

Qëllimi i hartave informative është të mundësojnë bashkëpunim më efikas mes IPPKMSH gjatë menaxhimit integrues në hapësirat e teritorit të Malit Sharr dhe të gjithë institucioneve e tjera. Përveç kufijve dhe zonave të zonës, hartat informative përmbajnë dhe lista të aktiviteteve të ndaluara të cilat i rrezikojnë vlerat natyrore të Parkut Kombëtarë.

Shpresojmë se përveç që keta harta informative do t'i zbukurojnë hapësirat tona të punës, do të shërbejmë edhe si rikujtues i detyrimit ligjor për të kërkuar mendim prej IPPKMSH për të gjitha aktivitetet dhe vendimet e ndërmarra në teritorin e Parkut Kombëtar.

Të rikujtojmë se qëllimi i zonimit dhe menaxhimit integrues të zonës së mbrojtur është që të sigurohen kushte të nevojshme për mirëmbajtjen e proceseve ekologjike dhe diversitetin biologjik, përmes rruajtjes së përhershme të rajoneve fizike- gjeografike përfaqësuese, bashkësive ekologjike, resurseve gjenetike dhe llojeve në kushte natyrore; krijimin e kushteve për zhvillimin e turizmit në përputhje me principin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe realizimin e qëllimeve kulturore, shkencore, arsimore dhe rekreative, që njëkohësisht e mirëmban gjendjen natyrore të zonës.

Galeria