Muaji maj është muaji për pastrim!

10.05.2024

Muaji maj është muaji për pastrim!

Po riaktivizohemi në kuadër të Generalka Weekend me një qëllim - ta bëjmë Sharrin të shkëlqejë!

Me datë 18.05.2024 organizojmë një aksion të madh për pastrimin e rrugës nga Tetova deri në Kodër të Diellit, ku ftojmë të gjithë dashamirët e natyrës, të gjithë ata që kujdesen për mjedisin dhe të gjithë ata që duan të zbukurojnë Sharrin, të na bashkohen në aksionin për mbedhjen e mbeturinave.

Transporti është i siguruar për të gjithë pjesëmarrësit, dhe nisja është në ora 09:00 para objektit administrativ të IPPK Mali Sharr (teleferik i vjetër - Tetovë).

Aksioni është parashikuar të përfundojë në orën 14:00.

Të shtunat janë argëtuese kur të gjithë bashkohemi për Sharrin e pastër!

Galeria