Zonimi i Parkut
Për mbrojtjen e vlerave natyrore dhe promovimit të zhvillimit ekonomik, në park janë përcaktuar 4 zona:
- Zona e e mbrojtjes së rreptë (26,56%) - paraqet një zonë me interes më të lartë të mbrojtjes, në radhë të parë me karakteristika origjinale dhe të pandryshuara të ekosistemeve. Në këtë zonë ndikimi i njeriut do duhet të reduktohet në minimum, prandaj edhe nuk lejohet asnjë lloj ndërhyrjeje. Zona e mbrojtjes së rreptë është e ndarë në 5 njësi: Luboten, Bistricë, Kobilicë, Leshnicë dhe Mazdraçë.
- Zona e menaxhimit aktiv (49.06%) - një zonë me interes të lartë për mbrojtje në të cilën nevojiten ndërhyrje të menaxhimit me qëllim të restaurimit dhe mirëmbajtjes, rivitalizimit ose rehabilitimit të habitateve, ekosistemeve dhe elementeve tjera të pejsazheve. Zona mbulon rajonet për kullotje tradicionale dhe ekosistemet e rëndësishme pyjore të Malit Sharr.
- Zona e përdorimit të qëndrueshëm (22.02 %) - përfshinë objektet infrastrukturore, objektet e trashëgiisë kulturore, llojet e pyjeve që ndikohen nga aktivitetet e njerëzve dhe vendbanimet malore me tokën bujqësore përreth. Në këtë zonë lejohet përdorimi i burimeve natyrore në mënyrë që të mos kërcënohet mbijetesa e specieve dhe habitateve të tyre.
- Brezi mbrojtës (2,37%) - i formuar rreth infrastrukturës ekzistuese të vendbanimit turistik Kodra e Diellit dhe zonës me potencial zhvillimor të qendrës së skijimit. Në brezin mbrojtës parashihen masa që do të kontrollojnë dhe reduktojnë efektin e aktiviteteve ekonomike në park.