Hidrografia
Zona e Malit Sharr karakterizohet nga më shumë se 100 burime dhe 20 pellgje lumenjsh, duke përfshirë rrjedhat kryesore ujore dhe degët e tyre, si dhe nga shumë liqene akullnajore. Pellgjet kryesore të lumenjve janë pellgjet e Dufskës, Vrutniçkës, Jelovjanskës, Kamenjskës, Uliveriçkës dhe lumi Shkumbin, dhe të gjithë derdhen në lumin Vardar. Liqenet më të mëdhaja akullnajorë janë Liqeni i Bozofcës, Liqeni i Bardhë, ai i Bogovinës, Karanikolës, Krivoshisë dhe Liqeni i Zi. Shumica e lumenjve zbresin në mënyrë të pjerrët dhe disa prej tyre (i Belovishtës, i Vratnicës, Krivoshisë, i Leshnicës dhe Bogovinës) formojnë ujëvara mbresëlënëse.
Tashmë në periudhën e viteve të shtatëdhjeta, lumenjtë e Malit Sharr përdoreshin për prodhimin e energjisë elektrike përmes sistemit të grumbullimit të ujit të quajtur "Ujërat e Sharrit". Ky sistem mbledh ujin nga një numër i madh lumenjsh dhe e transporton atë në rezervuarin e Mavrovës dhe në hidrocentralet Vrutok, Raven dhe Vërben. Kjo infrastrukturë siguron rreth 12% të energjisë elektrike në RV të Maqedonisë dhe në rast të ndërprerjes së plotë të energjisë elektrike, mund ta prodhojë atë vetëm në bazë të rrjedhës së ujit.