Do të mbahen debate publike

24.08.2022

Instituti Publik Parku Kombëtar Mali Sharr (IPPK Mali Sharr) dhe Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informojnë publikun e interesuar se në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Ligjit për Mjedisin Jetësor, do të mbahen debate publike në lidhje me:

 

 

 

 

  1. Draft-Planin e Menaxhimit për Parkun Kombëtar Mali Sharr për periudhën 2022 – 2031
  2. Draft-Raportin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Draft-Planin e Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali Sharr për periudhën 2022 – 2031.

Dy debatet publike do të mbahen më 16 shtator 2022 në Tetovë, ndërsa publiku do të informohet më tej për vendndodhjen dhe kohën e saktë të mbajtjes.

Për shkak të situatës me COVID 19 në vend, dhe në kontekst të zbatimit të një procedure transparente dhe gjithëpërfshirëse, si mundësi për të përfshirë një numër më të madh të pjesëmarrësve, debatet publike do të jenë hibride dhe do të zhvillohen me prezencë fizike dhe online në platformën ZOOM, për të cilën linku për kyçje do të ndahet më tej. 

Draft-Plani i Menaxhimit të Parkut Kombëtar Mali Sharr për periudhën 2022 – 2031 është i disponueshëm në ueb faqen e MMJPH-së në linqet vijuese: 

 

Draft-Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor për Draft-Planin për Menaxhimin e Parkut Kombëtar për periudhën 2022 – 2031 është i disponueshën në ueb faqen e MMJPH-së në linqet vijuese: 


Vërejtjet dhe propozimet tuaja mund t’i paraqisni gjatë debateve publike ose jo më vonë se 10 ditë pas mbajtjet së tyre në adresat e mëposhtme të kontaktit: 


Instituti Publik Parku Kombëtar Mali Sharr
Rr. Njegosheva, nr.3, 1200 Tetovë, Republika e Maqedonisë së Veriut

ose në adresën elektronike:park@sarmountain.org.mk
dhe kopje deri tek

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor
Sheshi “Presveta Bogorodica” nr.3, 1000 Shkup 
adresa elektronike: infoeko@moepp.gov.mk