Është bërë vlerësimi i performancës në funksionimin e IPPK Mali Sharr

17.10.2022

Më 14 tetor në Tetovë, Instituti Publik Parku Kombëtar Mali Sharr zhvilloi takim pune me përfaqësues të palëve të ndryshme të interesuara në të cilin prezantoi rezultatet e punës që nga themelimi i institucionit të ri.

Në këtë ngjarje ishin të pranishëm përfaqësues nga komunat e Tetovës, Gostivarit, Mavrovës dhe Rostushës, përfaqësues të Këshillit të palëve të interesuara, Këshillit Shkencor, përfaqësues të platformës Miqtë e Sharrit, si dhe përfaqësues të disa organizatave të tjera të shoqërisë civile.

Në diskutimin konstruktiv u përcaktua se Parku i ri Kombëtar, ndonëse përballet me sfida të shumta, sepse fillon nga e para prapë ka arritur rezultate të dukshme.

Është krijuar bashkëpunim i suksesshëm me institucionet përkatëse: MMJPH, MBPEU, shërbimet inspektuese, me të shtatë komunat e rajonit të Pollogut, parqet e tjera kombëtare në shtet dhe në fqinjësi, Ndërmarrja Publike për Kullosa, SH.A. ESM si menaxher i sistemit Ujërat e Sharrit, NP Pyjet Kombëtare, shoqëritë vullnetare të zjarrfikësve, shoqëritë alpinistike, organizata të tjera qytetare nga rajoni si dhe komunikim i mirë me komunitetet lokale në vendbanimet në territorin e parkut.

Në vitin e kaluar, IPPK Mali Sharr hartoi dhe miratoi të gjitha dokumentet ligjore të nevojshme për konstituimin dhe funksionimin e IPPK Mali Sharr – Statuti, Bordi Drejtues, Këshilli i Palëve të Interesuara, Këshilli Shkencor, rregulloret e brendshme për funksionimin normal të institucionit, përgatiti Program Vjetor të Punës për vitin 2022, dhe pas debatit të zhvilluar publik, miratimi i Planit të Menaxhimit të zonës së mbrojtur për periudhën 10-vjeçare është në fazën përfundimtare.

Me mbështetjen e Qeverisë, hapësira për zyre për funksionimin aktual të institucionit është ndarë në stacionin fillestar për teleferikun nga Tetova në Kodrën e Diellit, dhe për momentin me ndihmën e fondeve të donatorëve ka filluar rikonstruimi dhe rregullimi i hapësirës përdhesë.

Pastrimi i të gjitha deponive të egra të regjistruara në territorin e zonës së re të mbrojtur është kryer me mbështetjen e UNDP-së dhe MMJPH-së. Për shkak të sistemit jofunksional për një kohë të gjatë të menaxhimit të mbeturinave, disa nga këto deponi po rimbushen ngadalë, por kjo është vetëm një nxitje për të intensifikuar më tej bashkëpunimin në mes IPPK Mali Sharr, ndërmarrjeve publike dhe komunave.

Në dy muajt e fundit janë evidentuar 32 ha në të cilën gjatë kësaj vjeshte me ndihmën e UNDP-së do të kryhen pyllëzime për të reduktuar efektet e ndryshimeve klimatike.

I rëndësishëm është edhe bashkëpunimi me MMJPH-në lidhur me hidrocentralet e vogla dhe monitorimin e minimumit biologjik si dhe trajtimi i dëmeve të shkaktuara nga vendosja e tyre.

Është siguruar mbështetje financiare nga donatorë ndërkombëtarë. Para së gjithash nga PONT – Fondi për Mbrojtjen e Natyrës Prespa-Ohër, i cili i referohet kostove operative në këtë periudhë përgatitore është e një rëndësie të veçantë, mbi të gjitha vendosjen e sistemeve, rikonstruksionin, prokurorimin e automjeteve dhe materialeve të nevojshme për funksionimin bazë në mbrojtjen e natyrës. Për momentin Drejtoria e Parkut dhe PONT po bashkëpunojnë për strukturimin e periudhës së re të projektit për vitin 2023. Nga mesi i vitit 2022 IPPK Mali Sharr ka nënshkruar në tjetër marrëveshje projekti me Global Conservation Organisation në të cilën fokusi i aktiviteteve është vënë në trajtimin e aktiviteteve ilegale dhe ngritjen e kapaciteteve dhe burimeve që lidhen me shërbimin e renxherëve. Në kuadër të të njëjtit projekt është duke u hartuar Plani i Menaxhimit me kafshët e egra për një periudhë 10-vjeçare, si dhe një vlerësim i detajuar i kërcënimeve në territorin e masivit Mali Sharr, për sa i përket florës, faunës, të mirave materiale para së gjithash edhe mbi njerëzit, përfshirë edhe popullsinë vendase, vizitorët dhe punonjësit në Institutin Publik. Për të mbështetur financiarisht zbatimin e Programit Vjetor për Mbrojtjen e Natyrës për vitin 2022, MMJPH ka siguruar 6 milionë denarë.

Në periudhën e kaluar, gjithashtu, IPPK Mali Sharr ka pasur bashkëpunim intensiv me Zyrën e UNEP-it, AIDS-in, BE-në dhe donatorë të tjerë për të siguruar fondet e nevojshme për zbatimin e të gjitha aktiviteteve të Planit të Menaxhimit 10-vjeçarë.

Suksesi në funksionimin e institucionit gjatë vitit 2022 u realizua duke përdorur formularin METT, të rekomanduar nga IUCN- Organizata Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe PONT. Me ndihmën e mjetit të monitorimit të efektivitetit të menaxhimit, u bë një vlerësim i detajuar i kërcënimeve dhe një pyetësor i strukturuar prej tridhjetë e tetë (38) pyetjesh, të pranishmit bënë një vlerësim të performancës së I.P.P.K. Mali Sharr.

Nëpërmjet një diskutimi konstruktiv, u identifikua një progres i rëndësishëm administrativ, por u identifikuan edhe segmentet kryesore në funksionimin e Parkut të ri Kombëtar që duhet të përmirësohen, ndër më të rëndësishmet ishte urgjenca e punësimit të personelit të kualifikuar dhe rritja e ndërgjegjësimit të publikut.

Të gjithë të pranishmit mirëpritën mënyrën transparente dhe konsultative të përfshirjes së palëve të interesuara në funksionimin e institucionit të ri publik Parku Kombëtar Mali Sharr .