Dita e pyjeve!

22.03.2023

Pyjet në Parkun Kombëtar janë një nga burimet më të rëndësishme në sigurimin e të mirave ekonomike, sociale dhe mjedisore. Megjithatë, të mirat mjedisore me rëndësinë e tyre imponohen para menaxhuesit me përgjegjësi shoqërore të zonës së mbrojtur si më të rëndësishmet për ruajtjen e diversitetit biologjik.
Kjo është arsyeja pse IPPKMSH e përshtat strategjinë e financimit të institucionit me burime të tjera që rrjedhin nga shërbimet e ekosistemit.
Një numër i madh i komuniteteve pyjore tashmë janë degraduar për shkak të prerjes së paligjshme dhe praktikave të papërshtatshme të përdorimit të drurit në të kaluarën.
IPPKMSH angazhohet të parashikojë dhe zbatojë masa për kultivim, kujdes dhe rigjallërim më intensiv të pyjeve, të cilat do të ruajnë ekosistemet pyjore të Malit Shar.

Galeria