Sot mbajtëm mbledhje me përfaqësuesit e njësive rajonale të Ndërmarjeve Publike me kullotat nga Tetova dhe Gostivari.
Vendosja e rregjimit për lëvizje në Parkun Kombëtar Mali Sharr do të pasqyrohet në lëvizjen e blegtorëve dhe mu për atë sot biseduam për lidhjen e marrveshjes për bashkëpunim ndërinstitucional.
Ky mekanizëm në të ardhmen do të kontriboj në:
Mbajtjen e një regjistri të përbashkët të subjekteve që me koncesion menaxhojnë me burime të caktuara dhe japin lloje të ndryshme të shërbimeve;
-Subjektet që janë të regjistruara në rregjistrin e njejtë ,do të mund të marrin leje për lëvizje te stanet e tyre,sipas rregullave për zgjerim nga plani për menaxhim me Parkun Kombëtar;
-I.P.P.K Mali Sharr do të mund t'a mbikqyr ndikimin e veprimeve njerëzore në zonat e ndjeshme,dhe njëherit ti adresojë dëmet e shkaktuara prej lëvizjeve të paligjshme të mjeteve motorike;
- Marrja përsipër e masave konservuese dhe restauruese ,sipas nevojës evidentuese;
Me trendin e migrimeve fshat-qytet intensiteti i shfrytëzimit të kullotave malore është reduktuar ndjeshëm që në të ardhmen do të ndikojë negativisht në shumëllojshmërinë e biodiversitetit.
Për atë qëllim ,me vendosjen e bashkëpunimit e të dy institucioneve do të mund bashkërisht të zotohen për të gjetur investime të mundshme që do t'i përmisoj kushtet e staneve dhe gjendjen e kullotave në Malin Sharr.