Për lëvizjen me mjete motorike në teritorin e PK Mali Sharr është vendosur regjim i lëvizjes me qëllim për t'u mundësuar qetësi kafshëve të egra, mbrojtje të natyrës dhe resurseve në pronësi private si dhe kënaqësi adhuruesve të natyrës.
Rrugët në të cilat është vendosur regjim i lëvizjes janë të prezentuar në hartë e cila është përgaditur në përputhje me Planin për menaxhim të Parkut Kombëtar dhe Ligjin për mbrojtjen e natyrës.
Harta do të vendoset në tabela informative në hyrjet e rrugëve më të frekuentuara në Parkun Kombëtar dhe e njëjta mund të shkarkohet në webfaqen e institucionit.
Banorët lokal do të mund pa pengesa të lëvizin me mjete motorike për në pronat e tyre ose stane edhe nëse gjenden në rrugët në të cilat është e ndaluar lëvizja me mjete motorike, pasi paraprakisht të sigurojnë leje nga I.P.P.K. Mali Sharr.
Rikujtojmë, shërbimi i rrojes ka ingerenca të shqiptojë dënim mandatore për ato vizitorë të cilët nuk i përmbahen rregullave.
Informohuni më mirë në: Hartën për rrugët në të cilat lejohet dhe ndalohet lëvizja me mjete motorike