05.08.2022
Mali Sharr me potencialin e tij natyror gjeografik ka një numër të madh të objekteve hidrografike që janë të rëndësishme si për gjeodiversitetin po ashtu edhe për diversitetin biologjik.
- Janë shënuar më shumë se 100 burime, nga të cilat njëzet janë më domethënëse.
- Rrjeti lumor i masivit malor përbëhet nga lumenj të përhershëm dhe periodikë gjatësia përgjithshme e të cilëve është 1004 km, të ndarë në njëzet pellgje lumore. Më karakteristik është lumi Shkumbin, i cili është lumi më i gjatë në këtë mal dhe është i rëndësishëm edhe për grykën që ka ndërtuar përgjatë rrjedhës së tij, e cila në disa vende arrin deri në 1500 m.
- Lumej të tjerë që kanë rëndësi të jashtëzakonshme për gjeodiversitetin dhe biodiversitetin janë Mazdraça, Gabrovnica, Lumi Belovishkë, Lumi i Lubotenit, Lumenjtë Çaushicë, Leshnicë, Krivoshikë dhe Jelovë.