MAVROVË-Punëtoria Rajonale e OSBE-së

02.11.2022

Në punëtorinë studimore konsultative rajonale të OSBE-së “Ndryshimet klimatike dhe siguria e Malit Sharr/Sharri dhe Masivi i Korabit”, që mbahet sot dhe nesër në Mavrovë, diskutohet për zhvillimin e strategjisë së përbashkët për bashkëpunim dhe përshtatje dhe planin e zbatimit, janë ndarë dhe shembuj të praktikave më të mira nga bashkëpunimi në rajonin e Malit Sharr dhe Masivit të Korabit, e më gjerë.

 

 

NUREDINI: Rritja e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike në Malin Sharr dhe Masivin e Korabit do të thotë siguri më e madhe për popullatën dhe natyrën

Fjalim në hapje  mbajti ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, i cili theksoi se zona e Malit Shar dhe Masivi i Korabit janë identifikuar si pika prioritare për bashkëpunim në raportin e Raportit të OSBE-së dhe “Adelphi-t":  "Vlerësimi rajonal për Evropën Juglindore: Implikimet e sigurisë të ndryshimeve klimatike".

Duke marrë si pikënisje këto gjetje, ky studim gjithëpërfshirës synon që të vlerësojë kontekstin aktual të aktiviteteve të përbashkëta në nivel të zonës së mbrojtur në zonën e Malit Sharr dhe Masivit të Korabit. Në bazë të këtij vlerësimi, studimi i OSBE-së ka për qëllim që të mbledhë dhe zhvillojë ide për aktivitete të mëtejshme të bashkëpunimit midis palëve të ndryshëm të tanguar në këtë zonë, si dhe të ndihmojë në identifikimin e asaj që nevojitet për zbatimin e tyre të suksesshëm. Kjo do të kontribuojë në avancimin e bashkëpunimit dhe reduktimit të rreziqeve të sigurisë të shkaktuara nga ndryshimet klimatike në Malin Sharr dhe në zonën e masivëve të Korabit”
- tha Nuredini.

Sipas tij, zbatimi i politikave dhe masave në lidhje me aktivitetet klimatike do të përshpejtojë rikuperimin e investimeve dhe aktiviteteve në sektorët kryesorë ekonomikë si sektori i shërbimeve, turizmi, ndërtimi dhe energjia dhe në të njëjtën kohë do të krijojë mundësi të reja dhe të gjelbra për hapjen e vendeve të reja të punës. Gjithashtu, është thelbësore që të ndërmerren hapa proaktivë për të ndërtuar qëndrueshmëri ndaj ndryshimeve klimatike dhe për të investuar në masat e përshtatjes, veçanërisht për më të varfërit ose më të margjinalizuarit në shoqëri, si dhe për sektorët më të prekur nga pandemia.

Kjo punëtori organizohet nga Zyra e Koordinatorit për Aktivitetet Ekonomike dhe Ekologjike të OSBE-së dhe zbatohet në kuadër të projektit "Përforcimi i përgjigjeve ndaj rreziqeve të sigurisë nga ndryshimet klimatike në Evropën Juglindore, Evropën Lindore, Kaukazin Jugor dhe Azinë Qendrore. ", të cilat realizohen nën udhëheqjen e Koordinatorit të OSBE-së për aktivitet ekonomike dhe ekologjike (OCEA), në partneritet me Qendrën për Kërkime dhe Konsultime për Politikat Publike "Adelphi".

Galeria