Fundjava e pastrimit gjeneral

15.05.2024

Ne nga sot e filluam “Fundjavën e pastrimit gjeneral”, do të vazhdojmë edhe nesër dhe pasnesër, ndërsa të gjithë janë të mirëseardhur të shtunën në rrugën për në Kodrën e Diellit.

 Me datë 18.05.2024 organizojmë një aksion të madh për pastrimin e rrugës nga Tetova deri në Kodër të Diellit, ku ftojmë të gjithë dashamirët e natyrës, të gjithë ata që kujdesen për mjedisin dhe të gjithë ata që duan të zbukurojnë Sharrin, të na bashkohen në aksionin për mbedhjen e mbeturinave.

Transporti është i siguruar për të gjithë pjesëmarrësit, dhe nisja është në ora 09:00 para objektit administrativ të IPPK Mali Sharr (teleferik i vjetër - Tetovë).

Aksioni është parashikuar të përfundojë në orën 14:00.

Të shtunat janë argëtuese kur të gjithë bashkohemi për Sharrin e pastër!

Galeria