Zjarr mbi fshatin Gradec

16.08.2024

Sot edhe Mali Sharr u përfshi nga zjarret në afërsi të fshatit Gradec në vendin e quajtur Rasdnik.

Përveç asaj që ky lokacion nuk është në kufijtë e Parkut Kombëtar , u bashkangjitëm në shuarjen që të mos eskalojë gjendja dhe të përfshihet plantacioni i Pishës së zezë që gjendet në park , dhe që gjendet në afërsi.

Duke falemenderuar intervenimin e shpejtë dhe koordinimin e mirë , zjarri u lokalizua në orën 15:00.

Falemenderim të madh deri te zjarrfikësit nga njësia kundër zjarreve nga Gostivari , policisë nga SP Galate dhe në veçanti faleminderim deri te disa vullnetarë nga fshati Gradec të cilët menjëherë na u bashkangjitën me automjetet e tyre për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit.

Të bashkuar kundër zjarreve!